Britney Spears qerose, zbulohen fotot dhe misteri i madh i këngëtares

Për 37-vjeçaren Britney Spears është xhiruar një dokumentar i ri, në të cilin zbulohet prejardhja e saj dhe arsyeja e vërtetë se pse ylli u qeth qerose në vitin 2007.

Kjo ndodhi në momentin kur ajo doli nga qendra e rehabilitimit, dhe më pas hyri në një sallon flokësh mori makinën dhe qethi kokën.



Në xhirimin e filmit të ri të titulluar “Britney Spears: Breaking Point”, morën pjesë miq të shumtë nga jeta e saj dhe njerëz që patën rastin ta njohin atë, duke e përfshirë artisten e tatuazheve Emily Wynne-Hughes, e cila e takoi këngëtaren disa minuta pasi u bë qerose.

Dokumentari zbulon edhe detajet e tjera më pak të njohura dhe të panjohura nga jeta e saj, si ai që truprojat e saj merrnin para nga mediat dhe u mundësonin atyre qasje tek këngëtarja.

“Ajo kishte dy truproja që duhej të kujdeseshin që të mos e fotografonin paparacët, por njëri prej tyre i ngrinte vazhdimisht grilat e dritareve”, tha flokëtarja Esther Tognozzi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.