Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Të brendshme me dantellë, lodra seksi dhe statuja të Virgjëreshës Mari/ Çfarë u gjet në 'strofullën' e Pablo Escobar (FOTO)

Lordi famëkeq i drogës, Pablo Escobar i mbante banjat e tij shumë të pastra dhe kishte një fiksim për veshjet intime të grave dhe lodrat e seksit. Detaje interesante janë zbuluar në një libër të ri nga dy agjentë të DEA-s amerikane, të cilët ndihmuan në gjurmimin e tij.

Mbreti kolumbian i lëndëve narkotike drejtoi një perandori globale të drogës që kapte në miliarda dollarë në vit, ndërsa vrau në mënyrë të pamëshirshme mijëra policë, ushtarë dhe kalimtarë civilë.

Dy nga agjentët federale amerikanë që ndihmuan autoritetet kolumbiane për të gjetur Escobar, i cili në atë kohë ishte një nga burrat më të pasur në botë, kanë shkruar një libër që përfshin detaje personale në lidhje me të pakapshmin e ligjit.

Steve Murphy dhe Javier F. Peña ishin agjentë të DEA të dërguar në Kolumbi për të ndihmuar qeverinë të shkatërronte kartelin Medellin, i cili kishte dërguar me shumë kokainë në Shtetet e Bashkuara çdo vit.

Në librin e tyre ‘Manhunters: How We Rook Pablo Escobar’, Murphy dhe Peña përshkruajnë të ashtuquajturin "burg" që lordi i drogës e ndërtoi vetë, pasi u dorëzua pranë autoriteteve kolumbiane në 1991.

Në zyrën e Escobar, agjentët gjetën veshje intime femrash me dantella dhe lodra seksi, përfshirë vibratorët, të gjithë të rregulluar në një dollap. Por nuk mungonin as statujat e Virgjëreshës Mari./Daily Mail

[gallery ids="908528,908529,908530,908531,908532,908533,908534,908535,908536,908537,908538,908539,908540,908541,908542"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore