Pensioni alternativ/ Tregu modest i pensioneve private në Shqipëri


Pensionet private vullnetare janë një alternativë për të patur të ardhura shtesë veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e institutit të sigurimeve shoqërore.

Pavarësisht rritjes që vërehet vitet e fundit sektori i pensiove private vullnetare në Shqipëri mbetet modest, dhe është pak i zhvilluar. Në vendin tonë ky treg monitorohet nga auoriteti i mbikëqyrjes financiare, dhe drejtori ekzekutiv Ervin Koci thotë se zgjerimi i sektorit do të përkthehej në aste për ekonominë.

Në Tiranë u takuan në autoritetet mbikëqyrëse nga e gjithë bota. Qëllimi është zhvillimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve për fondet e pensioneve, dhe reformat qe duhen ndërmarrë. Në tregun e pensioneve private vullnetare në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 3 fonde pensioni. Anëtarët para se të bëhen pjesë duhen të informohen qartë për përdorimin e fondeve dhe rreziqet e mundshme, ndërkohë që AMF thotë se mbi 95% e fondeve të pensioneve private në Shqipëri investohen në borxh qeveritar.



Sipas AMF numri i anëtareve në skemat e pensioneve private u rritën me 20% vitin e fundit, ndërsa asetet me 33%./ Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.