Milanit nuk i mjafton loja, Dybala ul Ronaldon në stol dhe i jep fitoren Juves


Juventusi di të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldon. E bën ndaj Milanit, në “Allianz Stadium”, me rezultatin minimal 1-0, falë golit të njeriut që zëvendësoi CR7, Paulo Dybalas.

Sarri hoqi dorë nga “ylli” portugez në minutën e 55-të, duke aktivizuar sulmuesin argjentinas, që edhe pse gjithmonë e ka shpëtuar “Zonjën e Vjetër” nga problemet, vijon të mos jetë zgjedhje e parë e sulmit, ku Higuain e ka fituar me prepotencë vendin e titullarit, ndërsa për zgjedhje teknike, pas dy sulmuesve preferohet Bernardeschi.

Gjatë pjesës së parë Milani u shfaq më i rrezikshëm, duke iu afruar golit dy herë me Pitaket dhe me Benacer, ndërsa tentativa e Higuainit, e para e rrezikshme në këtë sfidë, ishte shumë pak për ambiciet e bardhezinjve.



Milani vijoi të ushtronte presion edhe në pjesën e dytë, por vendimi i Sarrit për të zëvendësuar Ronaldon me Dybalan në minutën e 55-të bëri diferencën. Argjentinasi, në minutën e 77-të dribloi me një lëvizje fantastike kapitenit e kuqezinjve Romagnoli dhe në një pozicion të volitshëm bë hyrje të zonës e dërgoi topin në cepin e portës, aty ku Donnarumma nuk mund ta arrinte, 1-0.

Kaq iu desh Juventusit, që si një ekip ekspert e menaxhoi me qetësi dhe qartës lojën, madje në minutën e fundit shtesë për pak dyfishoi shifrat me Dybalan, goditja e të cilit u devijua me vështirësi në këndore nga Donnarumma.

“Zonja e Vjetër” rimerr vendin e parë në Serinë A, me një pikë më shumë se Interi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.