67-vjeçari çmendet pas Bebe Rexhës, ja mesazhi që i dërgoi këngëtares së famshme (FOTO)

Bebe Rexha është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor. Ajo numëron me miliona fansa në mbarë globin.

Përveçse këngëtare, shqiptarja e famshme është edhe tekstshkruese dhe prodhimet e saj muzikore duket se pëlqehen nga të gjitha moshat.

Së fundmi, Rexha ka marrë një video-mesazh mjaft emocionues nga një fans i saj 67-vjeçar dhe nipi i këtij të fundit. Këngëtarja ka publikuar këtë video në profiling e saj në “Instagram” dhe tregon se është mjaft e emocionuar.

“Përshëndetje Bebe, unë jam një fans i yti, e dua muzikën tënde dhe zërin tënd, dhe e di që nipi dhe mbesa ime çmenden pas teje”, thotë në video 67-vjeçari.

Gjithashtu në video shfaqet edhe nipi i tij, i cili i tregon këngëtares me famë botërore se gjyshi i tij dëgjon këngët e saj. “Hey çkemi Bebe, ky është gjyshi im dhe ai është fans i yti. Aktualisht ai është duke dëgjuar këngën “I’m gonna show you crazy”, thotë i vogli.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.