Pafund mesazhe dhe…/ Kejvina përdorte “superbishën” luksoze të Rrajës (FOTO)

Lidhja mes Redjan Rrajës dhe modeles bukuroshe Kejvina Kthella ka marrë gjithë vëmendjen e mediave ditët e fundit. Kejvina u mor në pyetje pas atentatit të ndodhur në Shkozet, për të cilin u arrestua i dashuri i saj.

Burime policore thanë se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme.



Duke marrë në pyetje 24-vjeçaren, policia shpreson të gjejë të dhëna që mund t’i hyjnë në punë mbi 34-vjeçarin Rraja, i njohur ndryshe me nofkën ‘Dara’.

Mësohet se Kthella kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.