Muri i Berlinit nuk ra, e rrëzoi populli

Nga Aldo Cazzullo

Në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, do të ishte e drejtë t`i kujtonim të gjithëve, sidomos brezave të rinj, se atij eventi historik i duhet vënë dhe përcaktimi korrekt që meriton: rrëzimi i murit. Sepse nuk ishte vetëm një rënie. Po ta thuash kaq thjeshtë, është fyerje për kujtesën e atyre qindra qytetarëve gjermanë që në rrjedhën e viteve kanë humbur jetën prej tij.

Muri I Berlinit nuk ra vetë; atë e shembi dëshira për liri e gjermano-lindorëve,  me në sfond vullnetin e popujve të tjerë të Europës Lindore për t`i dhënë fund një tiranie agonizuese. kishte ardhur momenti kur të qëlloje mbi të rinjtë që kërkonin të rindërtonin jetën në anën tjetër të perdes së hekurt, nuk ishte më zgjidhje për një regjim që po I afrohej grahmave të fundit. E kjo në masë të madhe, I detyrohej dhe faktit që Bashkimi Sovjetik tashmë shfaqej I dobësuar, dhe në pamundësi për të imponuar rendin përmes tankeve nëpër rrugë.



Tentativa e Mikail Gorbacovit për të reformuar komunizmin, rezultoi e destinuar të dështonte: perëndimi e fitoi luftën e ftohtë edhe prej dobësimit të kundërshtarit, jo vetëm për meritat e veta, edhe pse kurajoja e Ronald Reganit dhe Karol Vojtilës kontribuan për ta bërë të largohej atë trashëgimi gjëmëzezë të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Parë të Ftohtë, e cila kishte mbjellë farën e përçarjes në kryeqytetet e Europës.

Sesi ka mundësi që dekada më vonë, mund të ekzistojë ende një nostalgji për atë botë të qeverisur nga një nomenklaturë e shurdhër dhe brutale, e helmët dhe e minuar nga një kontroll policor që I vendoste njerëzit njërin kundër tjetrit, është një mister që askush nuk ka arritur ta zbardhë. Vlen të thuhet sakaq, se Europa nuk e rroku siç duhet mundësinë që kjo kthesë historike, në dukje e papritur, I kishte ofruar aq bujarisht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.