Kërcet arma pas mesnate, 4 të plagosur në hyrjen e klubit të natës (Video)

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të klubit të natës “Duplex”, i cili ndodhet në qendër të Prishtinës. Mediat kosovare kanë publikuar dhe video të sherrit, ku shihen disa persona të cilët përfshihen fillimisht në përleshje fizike.

Brenda disa sekondave dëgjohen të krisura armësh, të cilat krijojnë panik tek qytetarët e pranishëm. Aty shihen edhe sigurimi i klubit teksa ikën dhe dikush që shanë.



Më pas përleshja degjeneron në gjuajtje të njëpasnjëshme. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila thotë se nga ngjarja janë lënduar katër persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi, zëdhënësi i policisë.

Policia ka konfiskuar dhe tre armë që dyshohet se janë përdorur në përplasje, ndërsa hetuesit policorë po merren me dëshmitë e personave që kanë qenë në vendngjarje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.