Dy burgje u besohen grave, zbulohen emrat e 24 shefave të rinj

Zbulohen emrat e 24 drejtuesve të rinj të burgjeve, të cilët prej pak ditësh kanë marrë detyrën për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e ‘‘bis 41‘‘. Këta efektivë i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin.

Jordoan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit. Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi.

IEVP Ali Demi, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kavajë i është besuar Mina Velos. Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnjë Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar Elona Prespa.

Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjom Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga kjo lëvizje e cila shkaktoi një tërmet brenda burgjeve ishte drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili është ende në detyrë.

Emrat

Burrel   Kadri Koxha   

Ali Demi Mimoza Rumano

Kukës    Mentor Rada
Tepelenë  Het’hem Llapi
Krujë    Lulzim Haxhia
Sarandë    Artur Musta

Kavajë    Mina Velo
Fier     Bashkim  Meçe
Berat    Ilia Papa
Korçë    Altin Gusho
Tropojë    Selim Selimaj
Peqin    Hysni Ndreu

Spitali Burgjeve    Elona Prespa

Jordan Misja    Nikolin Gjonpali
Shkodër    Tofik Sinani
Lezhë    Zydi Katroshi
Vlorë    Lefter Shehu

Durrës    Gëzim Gjoni

Lushnjë    Syrja Malasi

Fushë Krujë    Fatos Dosti
Vaqarr    Agim Tafaj
Elbasan    Fatjom Sadiku
Mine Peza    Ferdinand Preçi
Rrogozhinë    Fatmir Kacelli

Shqiptarja.com



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.