Atentati ndaj prokurorit, reagon për herë të parë Kejvina Kthella (Fotot)

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së saj në probleme me policinë dhe marrjen në pyetje për 10 orë për atentatin e 1 nëntorit. Kthella, e cila deri më tani sipas grupit hetimor që po heton Redjan Rrajën është e dashura e 34-vjeçarit nga Kruja, por bukuroshja duket se ka një tjetër version. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo sulmon mediat të cilat i quan të flliqura dhe se kanë abuzuar me emrin e saj.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”-shkruan Kejvina në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë qenë ato që kanë abuzuar me emrin e saj. Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit./Marrë nga Dosja

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.