Zbardhen detajet/ Ja fjalët e fundit të Andi Malokut për miqtë dhe të afërmit (FOTO)

Një javë pas atentatit të ndodhur në Shkozet, mbrëmjen e së enjtes ndërroi jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Andi Maloku vdiq te Spitali i Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shumta që kishte në trup, pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Ai u plagos rëndë në atentatin e 1 nëntorit, pasi plumbat e kishin kapur në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri. Maloku ishte sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, kur për 7 ditë qëndroi nën kontroll dhe terapi intensive nga mjekët. Po kur të gjithë menduan se ishte më mirë, madje kishte një lloj shprese që t’i shpëtonte edhe paralizës, papritur gjendja e tij është përkeqësuar.

Mbrëmjen e së mërkurës ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavion. Miqtë dhe familjarët e tij po diskutonin me mjekët se sa mundësi kishte që të ecte sërish, pasi një plumb i kishte prekur shtyllën kurrizore, shkruan panorama.



“Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

Ndërkohë në profilin e tij të ‘Facebook’, të afërm dhe miq i kushtojnë fjalë zemre Andi Malokut dhe i shprehin ngushëllime familjes. Kujtojmë se më herët ai ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.