Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vogëlushi Alvin mbërrin në Romë (FOTO)

Vogëlushi Alvin Berisha ka mbërritur në Itali. Raportohet se ai ndodhet në Romë.

Gazetari Taulant Kopliku deklaroi në një lidhje ‘Skype’ për “Wake Up” se vogëlushi do të pritet me një ceremoni, ku do të ketë zyrtarë shqiptarë dhe italianë.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri italian Giuseppe Conte. Ai zbuloi se për aksionin janë angazhuar forcat e Karabinierëve italianë.

"Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që ju mbush zemrën me lumturi. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të përqafohet nga babai i tij i cili po e pret në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një zonë aq të vështirë sa ai sirian.

Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël. Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij”, deklaroi ai.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="906341,906335,905992,905993,905997,905996,905995,905994,905991,906334"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore