Udhëtoi 1800 km, nuk e lejojnë në hotel pasi ishte shumë i gjatë (Fotot)

Një person nuk është lejuar që të futet në një hotel në Indi në pasi ishte shumë i gjatë. Sher Khan, 2.6 metra i gjatë nga Afganistani kishte udhëtuar për në Indi për të ndjekur kombëtaren afgane të kriketit ku pas ndeshjes ai shkoi në hotel.

Personeli i hotelit refuzoi që t’i jepte një dhomë gjë që e ka acaruar Sher Khanin. Më pas ai iu drejtua rajonit të policisë ku denoncoi rastin në fjalë.

Policia indiane menjëherë vendosi ta shoqëronte në një hotel tjetër përmes një eskorte.Gjatë rrugës ai tërhoqi vëmendjen e shumë personave të cilët grumbulloheshin për ta parë.

Pronari i hotelit ku u vendos “gjiganti” shprehet se mbi 200 persona u mblodhën jashtë hotelit për ta takuar. Gjatë 4 ditëve të qëndrimit Khan shoqërohej nga policia në çdo vend që shkonte.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.