Tërmeti i fuqishëm shkatërron 3 fshatra, 5 persona të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.

Tërmeti ra në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e kishte në 57 kilometra nga qyteti i Hashtrud në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në Iran raporton televizioni shtetëror.

Sipas raporteve të dala deri tani thuhet se tre fshatra të vegjël në zonë janë shkatërruar. Ekipet e urgjencave dhe të Gjysmëhënës janë në terren.

Kujtojmë që Irani ndodhet një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.