Shpërdoroi fondet e bamirësisë, Trump urdhërohet të paguajë 2 milionë dollarë

Një gjykatëse në Nju Jork e urdhëroi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të paguajë dy milionë dollarë për keqpërdorim të fondeve nga fondacioni i tij bamirës, me qëllim financimin e fushatës së tij politike të vitit 2016. Fondacioni Donald Trump u mbyll në 2018. Por prokurorët thonë se ai ka funksionuar për interesat e Trumpit. Bamirësi të tilla si ajo që ka drejtuar presidenti amerikan së bashku me tre fëmijët e tij, nuk mund të përfshihen në politikë, tha gjykatësja Saliann Scarpulla. Sipas saj, Trumpi e ka “shkelur detyrën e besimit”, duke lejuar që fondet e mbledhura për veteranët amerikanë, të përdoren për zgjedhjet paraprake në Ajoa, në 2016.

“E udhëzoj Trumpin që të paguajë 2 milionë dollarë, të cilat do të shkonin te fondi i tij sikur të ekzistonte”, tha gjykatësja dhe shtoi se paratë do të shkojnë tani në tetë organizata tjera bamirëse, me të cilat shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka lidhje.

Trump u përgjigj me një postim në Twitter, duke thënë se “çdo qindarkë” e fondit të tij ka shkuar në bamirësi. “Unë jam personi i vetëm që njoh, ndoshta i vetmi në histori, që mund të japë shuma të mëdha parash për bamirësi, pa asnjë shpenzim, dhe që sulmohet nga hakerët politikë të shtetit të Nju Jorkut”, deklaroi ai.



 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.