Rama gjen mikun e veçantë në Zvicër, e zbuloi pa dashje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot një mik të veçantë gjatë një vizite në Zvicër ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Davosit.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, që shërben në policinë e Zvicrës. Ka qenë pikërisht kreu i qeverisë ai që ka ndarë me ndjekësit një bashkëbisedim me policin, ndërsa të dy së bashku kanë përshëndetur shqiptarët kudo që janë.

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajmë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) (“Po” i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, shprehet në video Rama.



🇦🇱👐🏿🇽🇰

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 8 novembre 2019

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.