Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Policia del huq, dështon operacioni për arrestimin e atentatorit të dytë ndaj prokurorit

Njësia Speciale Operacionale e mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan një operacion në Lushnje dhe Vlorë, në kërkim të një tjetër të dyshuari, lidhur me atentatin në Shkozet, ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, ky i fundit ndërroi jetë një ditë më parë.

Kontrollet në Vlorë dhe Lushnjë nuk kanë pasur sukses. Policia ka kontrolluar shumë banesa që ishin përfshirë në dyshime serioze, por pa mundur të ketë rezultatin që priste. Ka pasur kontroll edhe në shumë automjete në lëvizje nga Vlora në Lushnjë pas orës 20.00, por pa u ndaluar askush si i dyshuar.

Redjan Rraja, i dyshuari i parë, tashmë është me masë sigurie arrest me burg. Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda siguron edhe një provë të rëndësishme: analizat balistike konfirmojnë se plumbat në vendin e ngjarjes, janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit. Po ashtu, një seri dokumentesh të gjetura në bagazhin e makinës, me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja pasditen e 1 nëntorit, do të verifikohen.

Prokurori ka pohuar se ato dokumente ishin në funksion të konsulencës ligjore qe ai jepte, për çka Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nisur verifikimin, për ushtrim veprimtarie në kundërshtim me ligjin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore