Përplasje në Japoni/ Firmat nuk i lejojnë femrat të mbajnë syze në punë

Mbajtja e syzeve në vendin e punës është kthyer në një temë të nxehtë në Japoni pas njoftimeve se disa firma u kanë kërkuar punonjëseve të tyre që t`i heqin ato gjatë orarit të punës. Mediat lokale thanë se kompanitë në fjalë kishin arsye të ndryshme për këtë veprim.

Firmat që janë të përfshira në dyqanet e shitjes me pakicë shprehen se syzet krijojnë “ një përshtypje të ftohtë”  tek klienti. Kjo ka ngjallur diskutime të zjarrta në mediat sociale mbi kodin e veshjes së grave japoneze në vendin e punës. Rrjeti TV Nippon dhe Business Insider ishin ndër të parët që e raportuan këtë ngërç, ndërsa pohuan se kishte dhe arsye të tjera për vendime të tilla siç ishin ato të sigurisë për punonjëset e linjave ajrore.

Ndërkohë, Kumiko Nemoto, profesoreshë sociologjie në Universitetin e Kiotos, tha se njerëzit në Japoni janë thjesht duke reaguar ndaj “politikave të vjetruara”. Sipas saj, arsyet përse gratë nuk duhet të mbajnë syze kanë bazë gjinore dhe janë diskriminuese.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.