Pamje dramatike/ Vritet me 150 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s (FOTO)

Një polic meksikan, i cili ishte pjesëtar i njësisë elitare dhe që kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme në një parking.

Makina ku ai ndodhej është qëlluar nga një breshëri plumbash.  Sipas raportimeve të mediave meksikane, polici 30-vjeç i identifikuar vetëm si Eduardo, është vrarë para ndërtesës së një qendre tregtare në Kuliakan.

Gjatë muajit të kaluar ai kishte ndihmuar në kapjen e Ovidio Guzman, djalit të narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.

Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.