Palmer për Shqipërinë: Mini Schengeni, një nismë shpresëdhënëse

Palmer, i pranishëm në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër bëri disa komente edhe për atë që mund të merret në maj. “Shpresojmë që Këshilli i Europës t’i rikthehet çështjes në Mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon”.

Sipas Palmer “ndërsa SHBA avancon drejt Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian konsiderohet deri në një farë niveli nga rajoni si e larguar, rajoni vetë po zhvillohet. Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e mini-Schengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderat në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet”.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe Kosovën tha se “arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnie dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.