“Nuk duhet të fliste ashtu për NATO-n”, Merkel e zemëruar me Macron

Emmanuel Macron deklaroi një ditë më parë në një intervistë dhënë prestigjozes “The Economist” se NATO-s po i “vdes truri”, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kthejnë shpinën aleatëve të tyre europiane.

Shefi i Elizesë u shpreh se SHBA-ja dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj ndaj Aleancës Veri-Atlantike, çka u pa sipas tij edhe tek vendimi i saj për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, pa u konsultuar më parë me aleatët.

Por Angela Merkel u shpreh se nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron. “Ky nuk është aspak këndvështrimi im përsa i takon bashkëpunimit brenda NATO-s…edhe nëse kemi vërtet probleme dhe nëse na duhet realisht që ta galvanizojmë në mënyrë efikase këtë organizatë”, deklaroi shefja e ekzekutivit gjerman.



“Nga perspektiva gjermane, NATO është në interesin tonë. Është aleanca jonë ë sigurisë”, ka shtuar ajo. Ndërkohë Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”.

E Ndërsa NATO feston 70 vjetorin e themelimit, zyrtarë të lartë brenda saj janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.