Muri i Berlinit/ Dalin pamjet e rralla të tunelit ku arratiseshin gjermanët (FOTO)

Tuneli nën murin e Berlinit, i cili shërbente për t’u arratisur në pjesën perëndimore të Gjermanisë ka hapur për herë të parë dyert për qytetarët dhe turistë të shumtë që duan ta shohin se si duket.

Dyert e tunelit nën rrugën Bernauer i hapi kryetari i Berlinit, Mihael Miller, në kohën kur po shënohet 30-vjetori i rënies së murit të Berlinit.



Ai ka falënderuar të gjithë ata që kishin gërmuar dhe hapur tunelin prej 100 metrave në vitin 1970, nëntë vite pasi pjesa lindore e Gjermanisë mbylli kufijtë e saj.

Tunelin nisën ta hapin një grup njerëzisht që kishin ikur në pjesën perëndimore të Berlinit. Mirëpo, disa ditë para se të përfundonte hapja e tij, zyrtarët e Gjermanisë lindore e zbuluan dhe shkatërruan pjesërisht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.