Kriza në Shqipëri, Palmer: Dialog dhe marrëveshje për Reformën Zgjedhore

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Matthew Palmer, i pranishëm në forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër ka komentuar sërish zhvillimet në Shqipëri.

Sipas tij “është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”.

Palmer sqaron se “do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.



Duke e nënkuptuar si një situatë aspak normale atë çka po ndodh këtu, Palmer kërkon nga të gjitha forcat politike gjetjen e dialogut, për të zgjidhur në këtë mënyrë përfundimisht krizën që ka mbërthyer vendin që prej shumë muajsh, kur opozita dogji mandatet parlamentare dhe më tej nuk hyri në zgjedhjet lokale.

SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor që ka qënë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese. Kjo nuk është fjala e fundit.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.