“Kishim tension të madh, Alvini ishte i frikësuar…”, zbulohen detajet për Alvin nga “Al-Hol” në Damask (FOTO)

Francesco Rocca, President i Kryqit të Kuq Italian gjatë fjalës së tij në konferencën që u zhvillua në Romë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se në shpëtimin e Alvinit ka luajtur një rol thelbësor, Gjysmë Hëna Siriane dhe vullnetarët kurdë, që e nxorën fëmijën nga kampi.

“Është krijuar rrjeti i domosdoshëm që gjithçka të shkonte mirë dhe arritëm këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna u koordinuan në terren. Ne bëmë edhe konfirmimin që fëmija mund të ishte në kamp. Kur e mësuam zyrtarisht praninë e tij në kamp e nisëm operacionin. Pjesa më e vështirë ka qenë që nuk duhet të merrej nga drejtuesi vesh se fëmija po e linte kampin, pasi ka ende prezencë radikale”, tha ai.

Roça tha më tej se edhe transferimi nga “Al Hol” në aeroport ka qenë shumë i vështirë, pasi ndërlidhësit tanë ishin të frikësuar, edhe garancia që kishte për kalimin nga një zonë në tjetrën.



“Në Damask e kam pritur unë. Kishim një presion dhe tension të madh që ta nxirrnim shëndoshë e mirë djalin, por kurdët kanë prioritet tjetër tani, ata menaxhojnë një kamp me 70 mijë persona. Falë vullnetarëve kurdë u bë e mundur që Alvini të shpëtojë.

Më bëri më shumë përshtypje, kur Alvini mbeti i habitur kur hymë në Damask, shikonte gjithmonë rreth e rrotull, pasi ishte mësuar në kamp. Ai reagonte në gjithçka që ishte e re për të. Ka edhe tre fëmijë të tjerë jetimë që ndodhen në kamp në moshën e Alvinit. Tani edhe fëmijë të tjerë mund të largohen nga kampi” tha ai.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.