‘Jemi në mes të detit pa busull’, Rama kritika BE-së në Forumin e Davosit

Teksa komenton vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat, Kryeministri Edi Rama thotë se ajo që ndodhi në tetor ishte plotësisht e paparashikueshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, tha se vendimi nuk i sjell asgjë të mirë procesit.

Në këtë moment ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi që ta dimë me saktësi. Është shume e qartë që nëse procesi i integrimit evropian është karakterizuar nga 5-6 vitet e fundit nga paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme.

Ndërsa flasim nuk kemi mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë pasi natyra  e Këshillit Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE sesa nga çfarë bëjmë apo nuk bëjmë ne.



Përcaktohet më shumë nga ajo se çfarë ata duan atë jetë apo mos të jetë BE, sesa nga çfarë duan që të bëjmë ne. Sigurisht që venet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse “loja” e meritokracisë shndërrohet në “lojën” e fajësimit sa herë mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual. Kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE dhe procesit”, theksoi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë thotë se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në.

Ne nuk e nisëm këtë proces se dikush në Berlin apo Paris na detyroi, por e nisëm se ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë dhe fëmijëve tanë dhe do vazhdojmë ta bëjmë për ta.

Ne e dimë që rajoni ka potencial për t’u shfrytëzuar dhe do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin për shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër apo mos vendim i tetorit në opinionin publik dhe të ardhmen tonë.

Sigurisht që për Aleksandrin është më e lehtë, pasi siç e tha ai, vend i tij nuk është aq euro-optimist, por nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm dhe jo për këtë brez të liderëve në Evropë.

BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropën Juglindore ka nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë se çfarë është në lojë dhe cilat janë sfidat e sotme e të ardhmes”, shtoi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.