“Hëngri patatina, luante në celular…”, çfarë bënte Alvini në hotel; flet doktoresha e Kryqit të Kuq Italian (FOTO)

Doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq Italian që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e Alvinit tha se për 11-vjeçarin tani fillon një jetë e re, ndërsa tregoi edhe rrugëtimin derisa u nxor nga kampi.

“Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë atë që ka kaluar, kartëvizita e tij është ajo.

Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. E patëm sigurinë se ai kishte besim te ne, se nuk pati në asnjë moment rezistencë.

Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babait të tij i thamë se do ta sillnim në shtëpi” tha ajo.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.