Fitoi gjyqin me Albana Vokshin, me paratë blihet një kompjuter për nxënësit e Pezës

Paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi i fundit i fituar për shpifje ndaj Partisë Demokratike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ia dhuroi shkollës “16 shtatori” në Pezë, në formën e një kompjuteri për klasën e informatikës. Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë gjuhën e kompjuterit, por nga ana tjetër, është edhe një dëshmi se shpifjet dhe intrigat nuk të çojnë askund.

“Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën “16 shtatori” në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar. Pra, duhet të kuptojmë se nuk ecet përpara me shpifje, me tallje, me intriga, me thashetheme, me llogje apo duke ngrënë fara”, tha ai.

Kryebashkiaku bëri apel që politika të mos përdoret si instrument për të sulmuar kundërshtarin, por si një mënyrë për t’u fokusuar më shumë tek virtyti. “Pa u marrë me emrat e përveçëm sesi mbërritën tek ky gjyq, edhe si fituam, dua që parimi të jetë më i rëndësishëm sesa emrat. Emrat nuk kanë rëndësi. Në mos ajo, e bën dikush tjetër, sepse ia kërkon partia. Por, dua që politika të mos na shpërfytyrojë si njerëz.



Ne kemi bindjet tona, mund të jemi të majtë dhe të djathtë, kjo nuk është një arsye të nisim topat e baltës kundër një shqiptari tjetër, kundër një kolegu. Shpresa ime është që të mos fokusohemi tek vesi, por tek virtyti”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq të fituar për shpifje ndaj përfaqësuesve të opozitës do të shkojnë në “Fondin e Edukimit”, i cili u krijua për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Për të gjitha gjyqet e fituara për shpifje me Partinë Demokratike, Veliaj ka ndjekur të njëjtin shembull, duke blerë me paratë e dëmshpërblimit kompjutera për nxënësit e shkollave të qytetit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.