Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

E pabesueshme/ 8 emigrantë shqiptarë me jaht luksoz drejt Britanisë, por... (FOTO)

Autoritetet britanike kanë arrestuar një 64-vjeçar, i cili po çonte me jaht 8 emigrantë ilegal shqiptarë.

Tetë emigrantë shqiptarë u zbuluan dhe u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe.

“Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës.

Mësohet se shqiptarët u gjetën në një jaht në Kanalin anglez. Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="906493,906495,906497,906492,906498"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore