“Ditën e atentatit isha me të dashurën”/ Zbulohet pse përfundoi në polici Kejvina Kthella

Lidhja e tyre e dashurisë duket se është një “shpëtim” për Redjan Rrajën, stomatologun 34-vjeçar që akuzohet se është një nga atentatorët e 1 nëntorit. Bëhet fjalë për bukuroshen e ekranit Kejvina Kthella, e cila është sot një nga emrat më të përfolur.

Ditën e djeshme, Dosja.al zbuloi ekskluzivisht për publikun se ishte Kejvina ishte mbajtur për mbi 10 orë në Prokurori për të dhënë shpjegime.

Por pse u mor në pyetje Kejvina Kthjella? 

Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar dy ditë më parë për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka pasur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij. Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe…

“Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin”, ka thënë Rraja.

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Ende nuk dihet dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dosja.al

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.