Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Del ai bukuroshi dhe...', Basha i përgjigjet nga Kruja Rexhep Rrajës: Do ta shohësh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kruja në një bashkëbisedim me të rinjtë tha se beteja kryesore  e tij është  kthimi i shpresës tek shqiptarët.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, lideri i selisë iu përgjigj djalit të deputetit socialist Rrahman Rrajës, Rexhep Rrajës, i cili kohë më parë para mediave kur u lakua emri i tij për rastin "Xhisiela", zgjodhi të "sfidonte" kryedemokratin duke thënë se: "Basha ta provojë në zgjedhje".

"Unë kam një tjetër garanci se nëse nuk ndalen, ju të kemi në fuqi ta shkarkoni, por pikërisht këtë mekanizëm e ka shkatërruar Edi Rama.  Ai nuk ua ka dhënë fuqinë ju, por  kriminelëve, Ia ka ëndrrën Tur Bushëve me shokë ua ka dhënë Rrajave. Ata bëjnë ligji  dhe kur vjen dita e zgjedhjesh del ai bukuroshi atje dhe më thotë mua: Ta shoh Lulzim Basha për zgjedhjet. Dua t?i them sot atij (Rexhep Rrajës)  se do ta shohësh ti, sepse kjo nuk është betejë për Lulzim Bashën dhe PD, por kjo është një betejë për të  gjithë shqiptarët.  Në zgjedhjet do të shkojnë dhe mjerë atë që do të guxojnë të prekin votën e shqiptarëve. Kjo do të jetë  garancia për ju siç është në çdo vend normal. I mbajte premtimet do të fitosh, si mbajte ik në shtëpi, kjo është demokracia"-tha Basha.

[gallery ids="907134,907140,907142,907141,907135,907136,907137,907138,907139"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore