Bleu shtëpinë e shkatërruar për 6000 dollarë, sot prona kushton plot 2.3 milionë dollarë (Fotot)

Një shtëpi me tarracë të errët dhe të shkatërruar e blerë për vetëm rreth 6,000 dollarë në vitet 1980 është rikonstruktuar nga pronari i saj dhe tani është në treg për gati 2,3 milionë dollarë.

Shtëpia eshte e mbushur me gjëra të periudhave të ndryshme, përfshirë një banjo luksoze me vaskë të veçantë. Gjithashtu një tjetër grup fotografish tregon ndryshimin që lagjja ka pësuar në katër dekadat e fundit.

Pronari Michael Hart, një ndërtues dhe suvatues, ka jetuar në pronën në Londër që nga fillimi i viteve 80, duke rinovuar plotësisht pronën e shkatërruar dhe duke e shndërruar në një shtëpi familjare.



“Kur bleva shtëpinë pagova 5,500 £ për të dhe ndihmova që banori i atëhershëm dhe gruaja e tij të zhvendoseshin në një pronë të re”.

Tani prona është në treg me agjentët e pasurive të patundshme Fine & Country ku është renditur për 1,800,000 £ (2,3 milionë dollarë).

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.