“Bëni ç’të doni me ta”!/ Turqia nis kthimin e xhihadistëve të huaj në vendet e tyre (FOTO)

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se që prej javës së ardhshme Turqia do të nisi të kthejë xhihadistët e huaj në vendet e tyre.

“Ju njoftojmë se do t’i kthejmë. Do të fillojmë ta bëjmë këtë nga e hëna”, –tha ai, duke iu referuar pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik.

Më herët, Soylu ka thënë se Turqia ka në paraburgim afro 1,200 luftëtarë të huaj të Shtetit Islamik dhe se ka kapur 287 të tjerë në operacionin e saj të fundit në veri të Sirisë.

“Do t’i kthejmë te ju. Bëni me ta si të doni”, -tha Soylu të premten në Ankara.

Turqia i ka kritikuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t’i riatdhesojnë shtetasit e tyre, të cilët i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, madje duke ua marrë disave edhe shtetësinë.

Nuk është e qartë nëse Turqia do të jetë në gjendje t’i riatdhesojë ata që e kanë humbur shtetësinë.

Edhe pse me Konventën e New Jorkut të vitit 1961 nuk e ligjshme që të lihet dikush pa shtetësi, disa vende, përfshirë Britaninë dhe Francën, nuk e kanë ratifikuar atë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.