Barazim pa gola, Tirana dhe Vllaznia ndahen në paqe

Një paqe e ftohtë, në një stadium të ftohtë! Tirana dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë sesa një rezultat pa gola në sfidën e parë të javës së 12-të të luajtur në “Selman Stërmasin” e zbrazët për shkak të dënimit dhënë kryeqytetasve nga Komisioni i Disiplinës. Një sfidë e cila sheh dy skuadrat të ndalen nga shtyllat, duke bërë që të marrin secila nga një pikë, pikë që u shkon më shumë për shtat shkodranëve.

Momentin e parë të mirë për shënim e kanë miqtë nga Shkodra me brazilianin Hygor që ndalet nga traversa e Likës në minutën e 21-të, ndërsa bardheblutë kundërpërgjigjen me Bathën, i cili detyron Sherrin të bëjë një pritje spektakolare tre minuta më pas, me gardianin e Vllaznisë që e devijon topin mbi tra pas ekzkutimit të mirë të goditjes së dënimit nga mesfushori i Tiranës.Në pjesën e dytë janë vendësit të pafat, kur Majkëll Ngo e përplas topin në shtyllë në të 53-ën, ndërsa Ilion Lika ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Vllaznisë, duke pritur finalizimin e Shtubinës. Në kohën shtesë, Malota i mohon një gol të sigurt Tiranës.

Dunga arrin të devijojë drejt kuadratit, por pa forcë, ndërsa mbrojtësi lezhjan e largon sferën përpara se t’i afrohet vijës fatale. Përfundimisht 0-0, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia arrin Laçin në vendin e gjashtë në kuotën e 16 pikëve.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.