Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Atentati ndaj prokurorit / Në ndjekje të “Julit të Pashakos”, aksion i madh në Elbasan

 Forcat speciale kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion 'Blic' në zonën mes Rrogozhinës dhe Peqinit në Elbasan. Policia ka dyshime se në këtë aks mund të ketë gjurmë të autorëve.

Sipas Report Tv, aktualisht po kontrollohet në një objekt i cili shërben si stallë bagëtish ku mund të gjenden gjurmë të autorëve njëkohësisht bashkëpuntorë të Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e shoferit të tij, Andi Maloku.

Ditën e djeshme Policia ka kryer kontrolle në qytetet e Vlorës dhe Lushnjes, dhe në këtë të dytin kanë kontrolluar shtëpinë e Julian Sulos ose i njohur si ''Juli i Pashakos'', i dyshuari i dytë si i përfshirë në ngjarjen e mbrëmjes së 1 nëntorit.

Nga atentati i një jave më parë humbi jetën, Andi Maloku shoferi i Arjan Ndojas dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjekur të autorëve.

Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.

[gallery ids="907227,907228,907222,907223,907224,907225,907226,907229,907230,907231"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore