Atentati ndaj prokurorit/ Makina, në pronësi të një biznesmeni (EMRI+FOTO)

Rreth një javë më parë në Shkozet të Durrësit, mbi makinën, me të cilën ishte duke udhëtuar prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë u derdhën një breshëri plumbash.

Por nga hetimet rezultoi se makina nuk ishte në emër të Arjan Ndojit. Makina i përkiste një personi që disponon një shoqëri taksish në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për biznesmenin Fadil Çalliku, nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili kishte të regjistruar në emrin e tij automjetin me targë “AA 333 ZD”.



Në atentatin e 1 nëntorit Ndoja dhe Muharremi mbetën mbetur të plagosur, ndërsa shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, nga Kruja ndërroi jetë ditën e djeshme në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.