“10 orë në polici”, çfarë e lidh Kejvinën me Redjan Rrajën (Mesazhet-Fotot)

Ndjekësit e modeles Kejvina Kthella kanë zgjedhur të japin mendimin e tyre në lidhje me bërjen publike të lidhjes sentimentale të kësaj të fundit me një person me preçedentë penalë si Redjan Rraja. Krahas një fotoje ku ish-velina ka pozuar mjaft seksi me buzë të kuqe dhe flokë të zeza, fansat e kanë ‘masakruar’ në komentet duke e quajtur një ‘turp’ lidhjen e saj me 34-vjeçarin e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja.

“o zogu aper ket frizur tmbajten 10 or ne prokurori,”- shkruan njëri. “Na jep ndonje sqarim ne lidhje me qendrimin tuaj prej 10 oresh ne ambientet e drejtorise !”– shkruan një tjetër. “Te nxorren prej komisarjati ty,”- shkruan dikush më tej. “Kur të ndash mendjen për ngjyrën e flokëve trego dhe çfarë të lidh me Redjan Rrajën,”- vijon një tjetër.

Nga ana tjetër vetë Kejvina nuk u ka kthyer përgjigje komentuesve por ka preferuar të heshtë. Modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe… Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin,”-ka thënë Rraja./Dosja



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.