U njoh me partneren që në moshën 17-vjeçare, Andi Lila zbulon sekretin për një martesë të lumtur: Kam ndrojtje t’i flas… (FOTO)

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Andi Lila, ka treguar ssë fundmi suksesin e martesës së tij të lumtur me partneren Ornela.

Ai ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka folur për jetën e tij familjare si baba i dy fëmijëve dhe dashurinë e jetës.



“Me ardhjen e fëmijëve në jetë, dashuria rritet më shumë. Të them një sekret: Unë akoma kam ndrojtje t’i flas me emër. I flas me dashuri!”, u shpreh futbollisti i njohur.

Andi Lila u pyet edhe për çelësin e suksesit të martesës me bashkëshorten, dhe e dini cili është? Mirëkuptimi.

Andi dhe Ornela Lila, janë njohur që në moshën 17-vjeçare në bankat e gjimnazit, dhe që atëherë kanë qenë të pandarë. Tani çifti ka dy fëmijë, djalin 4-vjeçar Ayan, dhe vogëlushen 1 vjeçe, Axa.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.