Meghan e Princ Harry flasin për djalin e tyre, ka nisur ecë këmbadoras dhe… (FOTO)

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë prindër për herë të parë.

Meghan solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison. Ky i fundit sigurisht që është një ndër bebushat më të njohur në mbarë botën dhe disa nga fotot e tij të ëmbla kanë bërë xhiron e rrjetit.



Gjatë takimit me familjet e ushtarëve, pasi vlerësuan punën e nënave që kujdesen për fëmijët në mungesë të partnerëve që kanë misione jashtë vendit, Meghan dhe Harry ndanë edhe detaje për të voglin e tyre.

Dyshja tregoi se tashmë Archie ka filluar të ecë këmbadoras nëpër shtëpi dhe madje i kanë dalë edhe dy dhëmbët e parë. Mesa duket vogëlushi po rritet shpejt, ndërsa të gjithë po presim me padurim foto të reja nga Archie.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.