Macron për “The Economist”: Gjysma e BE-së ishte kundër Shqipërisë!


Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë një intervistë për “The Economist” ku përmend ndër të tjera edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’- citohet të ketë thënë Macron.

Presidenti francez nuk ka dhënë shenja që të tregojnë zbutje të qëndrimit të tij në raport me zgjerimin, një proces të cilin e quajti “të pakuptimtë“.’Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik”, është shprehur ai.



Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron. Sipas presidentit francez, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.