Kënga e njohur e Aleksandër Gjokës “Twist Again”, paska një histori që askush nga ne nuk e di

“Këndo këngën time“ rezervoi të tjera supriza dhe emocione në në ekranin e Vizion Plus. Një mbrëmje fantastike që pati në qendër të saj të madhin Aleksandër Gjoka, sërisht nën pushtetin e ritmeve të muzikës rrok. Në një rrëfim ekskluziv që mbajti audiencën të mbërthyer përpara ekranit të Vizion Plus, Aleksandër Gjoka zbuloi shumë rreth karrierës së tij artistike.

Në një ndër rrëfimet zbuloi anën e panjohur të historisë që lidhej me këngën “Twist Again”, i pyetur nga moderatori Ardit Roshi, Gjoka u shpreh:

Është fituese në festivalin e Pranverës në vitin 1993, me kompozim të Luan Zhegut dhe tekst të Alqi Boshnjakut, i cili nuk jeton më. Unë kam pasur një këngë të Markelian Kapedani, mirëpo Marku po e zvarriste, po e zvarriste, dhe në një moment i them: “O Mark do e bësh apo mos të marr pjesë fare…”.

Ndërkohë që në anën tjetër Luan Zhegu ishte duke bërë “Twist Again”, por e kishte për një këngëtar tjetër që sot është në Amerikë, Gjergj Tase dhe  më thotë mua: “Sandër,  meqenëse Marku po ta zvarrit këngën, a do vish me ne,  jo i thashë unë. Nuk mund të vij pa marrë leje nga kompozitori sepse janë caktuar. Në ujdi me atë, Marku më tha nuk kam kohë dhe shko te Luani, dhe kështu kënga përfundoi tek Aleksandër Gjoka.

Kënga “Twist Again”, u shpall fituese e festivalit të Pranverës në vitin 1993 dhe mbeti në historinë e muzikës shqiptare si një ndër këngët më të bukura.

Gjithashtu Gjoka theksoi se ka afërsisht rreth 70-80 këngë të panxjerra nga arkiva që i ka bruto me kitarë  dhe me qetësi ai ka vendosur t’i sjellë për publikun nën orkestrimin e Elton Dedës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.