Kadri Veseli thirret në Hagë, reagon Basha: Do t’i dëshmojë botës drejtësinë e kauzës së lirisë

Politikani kosovar, Kadri Veseli është thirrur nga Gjykata e Hagës për t’u marrë në pyetje. Pas këtij lajmi një reagim në rrjetin social “Twitter” ka ardhur edhe nga lideri i PD-së, Lulzim Basha.

“Askush nuk mund ta përdhosë luftën çlirimtare dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Sipas kreut të PD, Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur nga Gjykata Speciale do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë”, shprehet  Basha.



“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”,  shkruan Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.