Dua Lipa e lodhur nga rrjetet sociale: Vend i urrejtjes dhe i ankthit, përfundoj duke lexuar… (FOTO)

Prej disa kohësh, Dua Lipa, ka fituar zemrat e mijëra fansave me talentin e saj. Tashmë ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë.

Por pavarësisht suksesit që ka arritur deri tani, Dua është shprehur se në ditët e sotme ekziston një vend ku ka vetëm “urretje dhe ankth”.



Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për BBC, ku u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të internetit që të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit. Gjatë bisedës me gazetaren, Louise Minchin, Dua ka thënë se ka ditë që nuk i lexon fare komentet që lënë ndjekësit në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

“Disa ditë ndoshta ndihem më me vullnet dhe pëfundoj pothuajse duke shikuar gjëra që nuk dua t’i shoh. Rrjetet sociale mund të jenë një mjet shumë i mirë e mund të jenë shumë argëtuese për të ndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i urrejtjes e ankthit”, ka thënë këngëtarja e famshme.

Kujtojmë që disa  kohë më parë Dua tha të nëjtën gjë edhe për botën e muzikës, ku sipas saj  është një vend  që dëmton shëndetin psikologjik të artistëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.