Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Bild” zbulon trajnerin e ri të Bayern-it

Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri i Bayernit të Mynihut. Kështu raporton prestigjiozja gjermane Bild, që e bën thuajse të sigurt këtë lëvizje, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

70-vjeçari francez aktualisht është duke punuar në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i Ligës së Kampionëve.

“Me shumë mundësi, ai pati paraqitjen e tij të fundit atje. Wenger tani është më i preferuari në postin stërvitës në Bayern”, shkruan “Bild”.

Pas takimit shumë të rëndësishëm të kësaj fundjave mes Bayernit dhe Borussias së Dortmundit, Wenger do të takohet me drejtuesit bavarezë për të ndarë pikëpamjet për mënyrën sesi duhet të funksionojë skuadra. Sipas të gjitha gjasave, trajner francez me shumë eksperiencë, do të firmosë me kampionët në fuqi të Bundesligës. /supersport

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore