Bebe Rexha “hajdute”, dalin pamjet kur merr dhuratën dhe e fsheh poshtë fustanit (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është e njohur për shakatë e saj në rrjetet sociale. Ajo nuk heziton që të publikojë imazhe të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar pamjen e saj natyrale apo kilogramët e tepërt.

Duke tentuar të tregojë sa më shumë anën e saj natyrale, Bebe Rexha nuk i kursen edhe videot qesharake për fansat e saj.

Një të tillë e ka realizuar së fundmi, në prapaskenat e premierës së filmit “Maleficent 2”, ku ajo ishte e ftuar si interpretuese e kolonës zanore.

Në një video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet këngëtarja shqiptare e cila me vetëdije xhirohet, teksa fsheh një nga dhuratat e hollit nën fustanin e saj. Më pas ajo largohet me të qeshura, duke lënë përshtypjen se kështu nuk është vënë re nga askush.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.