Ryshfeti si “biznes”, Banka Botërore: Rritje e ndjeshme në 6 vitet e fundit

Biznesi i ryshfeteve është zgjeruar ndjeshëm në 6 vitet e fundit, teksa kompanitë shqiptare janë detyruar të paguajnë më shumë nën dorë për zyrtarët e shtetit. Përfundimi vjen nga Banka Botërore.

Një herë në çdo 6 vjet, Banka Botërore kryen të ashtuquajturin vrojtimi i sipërmarrjeve, në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator. Por cilat janë rezultatet për vitin 2019?

Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.



Por, përtej krahasimit me vendet e tjera korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 për qind që ishte atëherë në 36.1 për qind sot. Madje frekuenca aktuale e ryshfeteve, sipas Bankës Botërore është më e lartë edhe se sa në vitin 2005.

Në vrojtimin për bizneset Banka mat një sërë treguesish që lidhen me korrupsionin. Përveç kërkesave për ryshfet, ajo mat edhe thellësinë e këtij treguesi, përqindjen e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave si dhe atë të bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria.

Të gjithë këta tregues janë përkeqësuar në rend dyfish, përveç peshës së firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 për qind që ishte në vitin 2013 në 15.3 për qind aktualisht./Top Channel

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.