Negociatat, Franca: Nuk ju kemi mbyllur derën, mund të ketë dritë jeshile shumë shpejt

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Francës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Ambasadorja  ka deklaruar se mund të ketë një ditë jeshile në maj.

“Vendimi i Këshillit të Europës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Eshtë lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit . Ky samit është i rëndësishëm sepse Kroacia merr presidencen e Këshillit të Europes dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm sepse duhet të këtë një vendim unanim. Në këtë takim të rëndësishëm do te diskutohet për ecurine e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj.
Presidenti Frances është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negiciatave”, deklaroi ambasadorja.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.