Kosovë/Hoxha refuzoi të bënte s*ks me të dashurën, ajo e qëllon me armë (Fotot)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Zhabar të Komunës së Mitrovicës në Kosovë. Mësohet se një 28-vjeçare i kërkoi hoxhës së fshatit, Sead Bejtja, të dilte me të pas mesnate, por ky i fundit refuzoi.

Gruaja e cila kishte ardhur me taksi pranë shtëpisë së hoxhës, u irritua nga veprimi i tij dhe e kanosi me armë atë, duke qëlluar në ajër.

Më pas, ajo u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa Bejtja raportoi rastin në Policinë e Mitrovicës. Sipas mediave kosovare, hoxha pranoi në polici se kishte një lidhje jashtë martesore me 28-vjeçaren.

Të njëjtat burime, duke iu referuar dëshmisë së një të afërmi të familjes, theksuan se lidhjen e imamit me gruan që e kanosi atë, e dinin të gjithë, përfshi bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.