Haradinaj: Nё dhjetor lёvizim pa viza!


Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret gjatë muajt dhjetor dhe se qytetarët e vendit shumë shpejti do të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së.

Haradinaj nuk pajtohet me deklaratat e zyrtarëve të BE-së se Kosova nuk po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shembullin se në Kosovë korrupsioni nuk është në nivel qё pretendohet, Haradinaj e ilustron me procesin zgjedhor të 6 tetorit.

“Një sistem politik i korruptuar godet mё sё pari zgjedhjet duke i korruptuar ato. Dhe të gjitha institucionet pjesëmarrëse në zgjedhje treguan integritet.

Nuk po them që Kosova nuk ka nevojë të vazhdojë të përballet me luftën kundёr krimit, korrupsionit, të këqijave. Por të vazhdohet të kthehet nё retorike kjo temë, kur një vend mban zgjedhje kaq kredibile, ku dallimi në rezultat është aq i vogël e të gjithë e pranojnë rezultatin, mendoj që kjo ua ka mbyllur gojën europianëve dhe të gjithëve.

Do t’ua mbyllte gojën edhe më shumë ndërtimi i institucioneve. Nuk po them negativisht, por do t’ linte pa fjalë nëse ndërtojmë edhe institucione dhe fillon qeverisja. Unë e di që në fund të nëntorit është një proces, por nuk dua tё jap detaje mbi këto procese sepse ashtu është natyra e punës dhe e di që në dhjetor jemi të gatshëm për marrjen e vendimit për liberalizim.

Unë pres që këtij vendimi t’i prijё Gjermania në dhjetor. Në dhjetor pres vendimet formale të Këshillit të Ministrave dhe të vendeve lidere”, deklaroi Haradinaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.