Del fotoja/ Kush është kushëriri i deputetit që u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze. Në to, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, të cilat nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ka çuar hetuesit drejt Redjan Rrajës, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Dyshimet janë se nëse faktohet që ai është autori, mund të jetë vrasës me pagesë, pasi deri më tani nuk ka të dokumentuara konflikte të mëparshme mes tij prokurorit Ndoja, apo dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë dhe mbetën të plagosur, Landi Muharremit nga Sukthi, dhe shoferit të prokurorit, Andi Maloku.

Report Tv siguron foton e Redjan Rrajës që u arrestua si autor i dyshuar i atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Ai do të dalë në orën 14:00 para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.