Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Atalanta befason Manchester City, merr pikën e parë në Champions

Pas një pjese të parë për t'u harruar për italianët, fraksioni i dytë i ndeshjes ka nisur mirë për Atalantën.

Ekipi italian ka barazuar ndeshjen në minutën e 49-të. Kapiteni Gomez lëvizi bukur në krahun e majtë të sulmit, krosim perfekt në zonë dhe Pasalic ndezi festën zikaltër në “San Siro”.

Ekipi i Guardiolës kaloi në avantazh shumë shpejt me anë të Sterling dhe humbi shansin për të mbyllur ndeshjen në fund të pjesës së parë. Gabriel Jesus gaboi nga pika e penalltisë, teksa portieri Ederson mbeti në dhomat e zhveshjes si pasojë e një dëmtimi.

Në përfundim të kësaj ndeshje, Gjimshiti me shokë ia dolën që të marrin edhe pikën e parë në Champions League.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore